B99 emrat e All-llahut 99 EmRaT E All-llaHuT
1. ALL-LLAH Allah
2. ER-RAHMAN i Gjithëmëshirëshmi
3. ER-RAHIM Mëshirëploti
4. EL-MELIK Sunduesi
5. EL-KUDDUS i Pastërti
6. ES-SELAM Paqëdhënësi
7. EL-MU'MIN Siguruesi
8. EL-MUHEJMIN Mbizotëruesi
9. EL-AZIZ Fuqiploti
10. EL-XHABBAR i Gjithëfuqishmi
11. EL-MUTEKEBBIR i Madhërishmi
12. EL-HALIK Krijuesi
13. EL-BARIJ Filluesi
14. EL-MUSAWWIR Formëdhënësi
15. EL-GAFFAR Falësi
16. EL-KAHHAR Mposhtësi
17. EL-WEHHAB Dhuruesi
18. ER-REZAK Furnizuesi
19. EL-FETTAH Zgjidhjedhënësi
20. EL-'ALIM i Gjithëdituri
21. EL-KABID Shtrënguesi
22. EL-BASIT Dhënësi
23. EL-HAFIDU Përulësi
24. ER-RAFI' Lartësuesi
25. EL-MU'IZZU Ngritësi
26. EL-MUDHIL-L Nënshtruesi
27. ES-SEMI' Dëgjuesi
28. EL-BASIR Vështruesi
29. EL-HAKEM Gjykuesi
30. EL-'ADL i Drejti
31. EL-LATIF i Buti
32. EL-HABIR i Gjithëinformuari
33. EL-HALIM Përdëllimtari
34. EL-'ADHIM Madhështori
35. EL-GAFUR Gjithëfalësi
36. ESH-SHEKUR Mirënjohësi
37. EL-'ALIJJ i Larti
38. EL-KEBIR i Madhi
39. EL-HAFIDH Ruajtësi
40. EL-MUKIT Ushqyesi
41. EL-HASIB Llogarimarrësi
42. EL-XHELIL Fisniku
43. EL-KERIM Bujari
44. ER-REKIB Vigjëluesi
45. EL-MUXHIB Lutjepranuesi
46. EL-WASI' Gjithëpërfshirësi
47. EL-HAKIM i Urti
48. EL-WEDUD i Dashuri
49. EL-MEXHID i Lavdishmi
50. EL-BA'ITH Ringjallësi
51. ESH-SHEHID Dëshmuesi
52. EL-HAKK i Vërteti
53. EL-WEKIL Përkujdesësi
54. EL-KAWIJJ i Forti
55. EL-METIN i Pathyeshmi
56. EL-WELIJJ Mbrojtësi
57. EL-HAMID i Falënderuari
58. EL-MUHSIJ Gjithënjohësi
59. EL-MUBDIJ Nismëtari
60. EL-MU'ID Rikrijuesi
61. EL-MUHJI Jetëdhënësi
62. EL-MUMIT Jetëmarrësi
63. EL-HAJJ i Gjalli
64. EL-KAJJUM i Përjetëshmi
65. EL-WAXHID Kreatori
66. EL-MAXHID i Nderuari
67. EL-WAHID i Vetmi
68. ES-SAMED i Domosdoshmi
69. EL-KADIR i Fuqishmi
70. EL-MUKTEDIR i Gjithëmundshmi
71. EL-MUKADDIM Përparuesi
72. EL-MUEHHIR Paslënësi
73. EL-EWWEL i Pari
74. EL-AHIR i Fundit
75. EDH-DHAHIR i Dukshmi
76. EL-BATIN i Padukshmi
77. EL-WALIJ Udhëheqësi
78. EL-MUTE'ALIJ i Gjithëlartësuari
79. EL-BERR Mirëbërësi
80. ET-TEWWAB Pendimpranuesi
81. EL-MUNTEKIM Ndëshkuesi
82. EL-'AFUWW Mëkatfalësi
83. ER-REUF i Dhembshuri
84. MALIKUL-MULK Pushtetmbajtësi
85. DHUL-XHELALI WEL IKRAM Atij i takon madhështia dhe nderi
86. EL-MUKSIT Drejtësidhënësi
87. EL-XHAMI' Tubuesi
88. EL-GANIJ i Pasuri
89. EL-MUGNI Pasuridhënësi
90. EL-MANI' Privuesi
91. ED-DAR Krijuesi i së keqes
92. EN-NAFI' Krijuesi i së mirës
93. EN-NUR Drita
94. EL-HADI Udhëzuesi
95. EL-BEDI' Shpikësi
96. EL-BAKI i Përherëshmi
97. EL-WARITH Trashëguesi
98. ER-RESHID Frymëzuesi
99. ES-SABUR Durimtari View High Resolution
Order Prints & Gifts
Create Your Own Site
1) Deklarimi (deshira me zemer dhe te folurit me goj)
se ska zot tjeter perveq allahut dhe muhamedi a.s eshte i derguari i ALLAHUT.(Ska te ardhur me te dr-
ejt perveq Allahut dhe, Muhamedi a.s duhet te bindemi ne ate qe shpall prej zotit).
2)Kryerja (me kujdes) e namazit(kryerja,sipas kushteve,shtyllave,dhe detyrave qe ka me perulesi gjat
namazit)
3)Dhenia e zekatit(ndihmes financiare):(do te jap ai musliman qe zoteron 85 gram flori ose kunder vleren e tij ne monedha te tjera,pra te paguaj 2.5% te asaj pasurie qe ka ate vler, pasi te kaloj nje vit (nga zoterimi i saj) dhe perveq parave te qdo lloj pasurie tjeter duhet te jap nje sasi te caktuar).
4) Te vizituarit e qebes( ne mek) ai qe ka mundesi ta krye ate vizit eshte i obligushe.
5) Agjerimi i Ramazanit( te ndalosh ngrenjen, pirjen dhe te gjith veprimet qe prishin agjerimin qe nga mengjesi deri ne perendim te diellit, duke e kryer me vendosmeri-zemer. Kapitulli I
Vendimi i fesë
Në fenë Islame, gruaja është një entitet i pavarur dhe, sipas kësaj, një qënie plotësisht përgjegjëse njerëzorei islami asaj i drejtohet në mënyrë të drejpërdrejtrë dhe nuk i qaset me ndërmjetsimin e meshkujve muslimanë. Një grua, posa të arrijë pjekurinë dhe të pranojë mesazhin e Islamit, mund të ketë aftësi dhe përgjegjësi të plotë.
Për më tepër, për asnjë grua nuk mund të thuhet se vërtetë e ka pranuar mesazhin e Islamit, po qe se ajo këtë nuk e ka bërë sipas vullnetit të saj burimor dhe të pavarur. Pranimi i fesë është një çështje krejtësisht personale, në të vërtetë feja nuk mund të pranohet në emër të tjetër kujt. As që mund gruaja të bëhet muslimane vetëm për shkak të babait të saj, burrit apo kushëririt. Të gjithë muslimanët ia jepnin betimin e tyre për besnikëri, Pejgamberit Muhammed (paqja qoftë mbi të) personalisht dhe në mënyrë të pavarur. Gratë, njësoj si dhe burrat, vinin te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) dhe e jepnin premtimin e tyre për besnikëri ndaj Islamit dhe Pejgamberiti Zoti i madhëruar e ka urdhëruar Pejgamberin (paqja qoftë mbi të), me fjalët vijuese:
“O Pejgamber, kur të vijnë besimtarët që të japin besën se: nuk do t’i shoqërojnë asnjë send All-llahut: se nuk do të vjedhin, se nuk do të bëjnë kurvëri, se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre, dhe se nuk do të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëhere prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falë ato, se Allahu është mëkatfalës dhe mëshiruesi” (Kurani, 60:12).
Kushërinjtë mashkull dhe femër mund të marrin qëndrime të ndryshme rreth zgjedhjes religjioze. Për shembull, një grua, siç ishte Fatimeja, e bija e El-Hattabit, e përqafoi Islamin edhe pse vëllai i saj Umeri ende ishte jobesimtar. Transmetohet se ibn Abbasi e ka pyetur Omerin rreth asaj se si ai e ka pranuar Islamin. Omeri ka thënë: “Tri ditë pasiqë Hamza kishte përqafuar Islamin unë dola nga shtëpia ime. Rastësisht takova një njeri nga fisi Mahzumi, dhe e pyeta: “a e preferon fenë e Muhammedit në vend të asaj të stërgjyshërve të tu?” Mahzumi tha: “Dikush që është më i afërt me ty se sa që jam unë, e ka bërë këtë”. E pyeta se kush ishte ai. “Motra jote dhe dhëndri yt”, u përgjigj Mahzumi. Shpejtova prapa dhe e gjeta derën e shtëpisë së motrës sime të kyçur nga brenda, dhe dëgjova ca përshpëritje që vini që andej. Më vonë, kur u hap dera, hyra në shtëpi dhe pyeta: “Çështë ajo që po dëgjoj?” Motra ime u përgjigj “Nuk ke dëgjuar asgjë”. Filluam të hahemi, kur e godita atë në kokë, ndërsa ajo më tha në mënyrë kundërshtuese: “Ne e bëjmë këtë, me apo pa dëshirën tënde. Kur e pashë se gjakoste, filloi të më brejë ndërgjegjja, dhe i thashë “Ma trego atë shkrim”. “Omeri e tregoi tërë ngjarjeni (El-isabetufi-t-Temjiizes-Sahabe, nga ibni Haxher el-Eskanlanii Tash e tutje do të ceket si El-isabeh).
Ngjashëm, një grua tjetër, Ummu Habibe, bija e Ebu Sufjanit, e përqafoi Islamin edhe pse i ati ende ishte pagan. Kur Ebu Sufjani shkoi në Medine, ai e vizitoi të bijën Ummu Hatiben, asokohe të shoqen e pejgamberit Muhammed (paqja qoftë mbi të ). Posa mori të ulet mbi shtratin e Pejgamberit, e bija nuk e lejoi ta bëjë këtë dhe e mblodhi dyshekun, Ebu Sufjani, i cili u revoltua mjaft me sjelljen e saj, i tha: “A e bërë për shkak se dysheku nuk vlen për mua, apo se unë nuk vlej për atë dyshek?” Ummu Hatibe iu përgjigj të atit, Ebu Sufjanit: “Por, ky është dysheku i Pejgamberit, ndërsa ti je politeist i papastër. Unë nuk desha që ti tu ulësh aty”. Kur e dëgjoi këtë Ebu Sufjani u ndie i shqetsuar dhe e qortoi atë: “Gjatë mungesës time, diç është çrregulluar me ty.” (Tabakat, ibn-i- Saad).
Një muslimane ka mundur të ketë burrin, që ende ka qenë ateist. Të marrim, për shembull, Zejneben, bijën e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të). Ajo qe martuar për kushuririn e saj atëror Ebu el-A’s bin el-Rebi. Ajo përqafoi Islami, përderisa i shoqi i saj mbeti në religjionin e tij të vjetër. Në betejën e Bedrit, ai u zu si rob lufte. Megjithatë Zejnebja ofroi shpërblesë për lirimin e tij. Prandaj, ai u lejua të shkojë i liri me marrëveshjen se, me kthimin e tij ai do ta lironte atë. Rrjedhimisht, kur ai u kthye në Mekke, Zejnebja migroi në Medinë. Sidoqoftë, i shoqi i saj, Ebu el-A’si, edhe një herë ra në duart e muslimanëve si rob lufte. Me këtë rast Zejnebja e siguroi atë me strehim, dhe e morin nën mbrojtjen e vet. Më në fund, ai u kthye në Mekke, për t’i rregulluar çështjet e tija dhe pas kësaj e pranoi Islamin.
Ummu Selim bint Mahan ishte edhe një zonjë e tillë. Ajo u martua me Malik bin el-Nadirin para paraqitjes së Islamit, por ishte ndër konvertet e para në Islam. I shoqi, Maliku, i pakënaqur nga kjo shkoi në Siri për të vdekur atje. (El-Isabeh).
Ummu Hani bint Ebi Talib që u martua për Hubeire bin Amrin. Ajo ishte bija e Ebu Talibit, xhaxhait të Pejgamberit, dhe e përqafoi Islamin me rastin e çlirimit të Mekkes. Ky ndërrim e fesë e ndau atë nga i shoqi, Hubeiri, i cili u largua për në Nexhran. (El-Isabeh)
Havva Bint Jezid ishte edhe një grua, e cila e pranoi Islamin dhe e qëndrueshme i duronte shqetsimet dhe turturat nga ana e të shoqit, Kajs bin el-Hatim, i cili qe një poet i njohur. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) njëherë rastësisht e takoi Kajsin në treg (Suuk dhi’l-Mexhaz) dhe e ftoi atë që ta përqafojë Islamin. Ky u përgjigj se është aq shumë i zënë me luftë, saqë nuk i mbeteshe shumë kohë që ta shqyrtojë propozimin. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) i tha: “Më kanë thënë se nuk je duke e trjtuar gruan tënde, Havvën, në mënyrë të sjellshme që kur ajo hoqi dorë nga religjioni yt. Pra, frikësoju Zotit, dhe në këtë qështje gjithmonë të më kesh parasysh, mos e bezdis gruan”. Ai premtoi se do të veprojë ashtu. Atëherë shkoi tek e shoqja dhe i tha asaj: “o Havva, e takova shokun tënd Muhammedin, i cili më tha që gjithmonë ta kem atë ndër mend në çështje që kanë të bëjnë me ty. Betohem me Zotin se dotë veprojë ashtu, dhe do të lë ty të lirë, e nuk do të shkaktoj bezdisje”. Atëhere, ajo shpalli fenë e saj, të cilën deri në atë çast e kishte mbajtur fshehurazi. Njerëzit i flisnin atij rreth kësaj çështjeje, por ai refuzonte që asaj t’i shkatojë ndonjë dëm. (Tabakat).
Një grua tjetër, Ummu Kulthum bint Ugba bin Ebi Mait e përqafoi Islamin, përkundër asaj se e tërë familja e saj ende mbahej për religjionin e tyre burimor politeist. Ajo migroi për në Medinë. Ibn Is’haku, historian i mirënjohur, thotë se Ummu Kulthumi migroi te Pejgamberi në Medinë, derisa marrëveshja paqësore e Hudeibijes ende ishte në fuqi. Në të vërtetë, ajo ishte gruaja e parë, e cila shkoi pas Pejgamberit (paqja qoftë mbi të) në Medine. Ajo e la Mekken pa shoqërimin e askujt. Vëllezërit e saj, Amara dhe el-velidi shkuan te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) dhe kërkuan nga ai që ajo të riatdhesohet, siç parashihet marrëveshja ndërmjet Pejgamberit dhe Kurejshitëve në Hudeibije. Mirëpo, Pejgamberi refuzoi që kushtetet e marrëveshjes të vlejnë edhe për gratë. (Tabakat).
Një grua mundej vetë ta pranojë Islamin dhe të përjetonte turtura për shkak të kësaj. Harithe bint el-Muammil, motra e Ummu Ubeises, e cila ishte e njohur edhe si Zuneire el-Rumije, ishte një robëreshë. Ajo ishte ndër besimtarët më të hershme në Islam, dhe njëra nga ato gra, të cilat qenë torturuar për shaka të fesë së tyre. Ebu Xhehli e kishte për zakon që ta rrahë atë ashpër, të njëjtën e bënte edhe Omeri, para se ta pranonte Islamin. Pas përqafimit të Islamit, kjo grua e mjerë vuajti aq shumë turtura sa që e humbi të pamurit e saj. Politeistët Mekas e shfrytëzonin këtë fatkeqësi tëtillë si një arsyetim për njëllosjen e saj për pranimin e Islamit. Ata e kishin zakon t’i thoshin asaj: “Lati dhe Uzzati (dy hyjnitë, të cilët Mekasit i adhuronin në Kabe), të kanë verbuar”. Mirëpo, ajo gjithmonë përgjigjej: “Ata gënjejnë. Pasha të vërtetën e Zotit, këta idhuj nuk sjellin as dobi e as dëm”. Asaj më në fund krejtësisht iu kthye të pamurit.
Sumejje bintu Hubat, martirja, ishte nëna e Ammar bin Jasirit, dhe ishte personi i shtatë që përqafoi Islamin. Klani el-Mugire e turturonte atë. Njerëzit kalonin pranë saj dhe ishin dëshmitarë për turturimin e saj, bashkë me të birin dhe të shoqin, në rërën e nxehtë të Mekkes. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), e ngushëllonte atë duke thënë: “O familja e Jasirit, duroni këtë vuajtje qëndrueshëm, për shkak se Zoti ua ka premtuar juve Xhennetin”. Ajo ishet e moshuar dhe e ligë nga shëndeti. Ebu xhehli ishte gjithashtu në mesin e atyer, të cilën e turturonin atë. Nga turturat e vrazhda dhe të vazhdueshme, ajo vdiç dhe u bë e para që ra martire për çështjen e Islamit. (El-Isabeh).
Ummu Hatibe, e bija e Ebu Sufjanit qe një grua, e cila në mërgim qëndroi në Islam, derisa i shoqi i saj konvertoi Krishterizmin. I shoqi i saj Ubeidullah bin Xhahash migroi në Abisinio bashkë me të , për t’u shmangur persukutimeve kundër Islamit dhe pranoi Kriterimin, fenë e Abisinasve. Ai u mundua që ta bindë edhe të shoqen që ta bëjë të njëjtën mirëpo ajo qëndrueshëm i mbeti besnike Islamit, pavarsisht nga të gjitha vuajtjet, të cilat duhej t’i durojë si mërgimtare. (Tarih Et-Taberi).
Gratë muslimane, në bazë të besimit të tyre të palëkundshme, shpesh punonin për propagandimin e Islamit. Shumica prej tyre, përmes bisedave dhe debateve, ndimonin në përkrahjen e kauzës së Islamit, brenda qaraeve të veta familjare. Erva bint Abdul Muttalib ishte një grua e tillë, e cila e kishte për zakon të përkrahë Pejgamberin (paqja qoftë mbi të), dhe të argumentojë nëfavor të tij. Ajo gjithmonë e urdhëronte birin e saj që t’i ndihmojë Pejgamberit (paqja qoftë mbi të), dhe të bëjë çdo gjë që të kërkojë ai. Një grua tjetër e tillë ishte Ummu Shuraik, e cila silleshte fhsehtaz ndër zonjat e Kurejshitëve, që të ndikojë mbi to dhe t’i konvertojë në Islam. Ajo kishte konvertuar shumë prej tyre, para se të zbulohej. Njerëzit e Mekkes e kishin paralajmëruar atë se ajo do të mund të vuante për shkak të farefisit të saj. (El-Isabeh).
Ndër gratë muslimane, kishte disa nga ato, të cilat i ftonin propozuesit e tyre që ta përqafojnë Islamin dhe këtë e bënin si parakusht për martesë. Ummu Sulejme ishte njëra nga ato. Ajo i tha Ebu Talhës, i cili e kërkoi atë për martesë: “Pasha Zotin, një njeri si ti nuk mund të refuzohet, por ti je politeist e unë jam muslimane. Për mua nuk është aspak e lejueshme që të martohem me ty. Po qe se e përqafon Islamin, unë këtë do ta pranoja si prikë nga ti.” Enes bin Maliku transmetohet se ka thënë se Ebu Talha e kishte propozuar Ummu Selejmen para pranimit të Islamit. Ajo i kishte thënë atij: “O Ebu Talha, a nuk e di ti që Zoti, të cilin po e adhuron, rritet nga toka?”, Ebu Talha u përgjigj: “Po me të vërtetë!” Ajo i kishte thënë: “A nuk ndihesh i turpëruar që po i adhuron ata? Por, nëse e pranon Islamin, unë nuk do të kërkoja asgjë tjetër si prikë.” Ebu Talha kërkoi nga ajo që të presë derisa ai ta shqyrtonte këtë çështje, dhe u largua. Më vonë, ai u kthye dhe dëshmoi: “Nuk ka Zot, përveç All-llahut dhe Muhammedi është i dërguari i Tij!” Atëhere Ummu Selejme briti “O Enes përgatite martesën e Ebu Talhës”. Dhe ajo u martua me të. (El-Isabeh).
Po qe se përqafimi i Islamit nga një grua ëshët çështje krejtësisht personale në traditën Islame dhe nuk mund të bëhet përmes dikujt tjetër, të tilla janë edhe obligimet dhe detyrat, të cilat Islami ia cakton asaj. Askush tjetër nuk mund t’i bëjë ato në emër të saj. Ajo i kryen aktet e saja të adhurimit thjesht në bazë të qëllimit të saj; dhe si të tilla ato në Islam trajtohen si arritje të saja personale, sepse Zoti ka proglamuar: “Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri…” (Kur’ani, 3:195). “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) du t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (Kur’ani, 16:97).